Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lothar Matthäus: “Jam i sigurt se Bayern do e transferojë yllin e Dortmundit”
19 Tetor 2025 10:45 Telesport Bayern nuk e ndryshon traditën e transferimit të lojtarëve gjermanë. Gjithmonë do të jetë kështu, pa asnjë dyshim. Këtë e di mirë legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, i cili, tashmë në rolin e ekspertit të futbollit, ka deklaruar se një lojtar i Borussia Dortmund së shpejti do të veshë fanellën bavareze. Bëhet fjalë për mbrojtësin Nico Schlotterbeck, i cili ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park”. Pra, verën e vitit 2027 ai mund të transferohet ‘falas’ te Bayern. “Kur merr një yll nga Dortmundi, Bayern jo vetëm forcon ekipin, por dobëson pak edhe kundërshtarin. Sigurisht që Bayern ka interes për Schlotterbeck. Nëse nuk e kanë mendjen tek ai, atëherë e kanë gabim”.