Paul Scholes: Ju tregoj 3 lojtarët që nuk janë nivel Premier League

Paul Scholes: Ju tregoj 3 lojtarët që nuk janë nivel Premier League

19 Tetor 2025 11:52 Telesport Legjenda e futbollit anglez, Paul Scholes, mendon se tre lojtarë të Manchester United nuk janë nivel Premier League. Sipas tij, ata janë Casemiro, Harry Maguire dhe Luke Shaw. Në një intervistë për The Times, ish-mesfushori i Djajve të kuq deklaroi se treshja nuk mund të përballojë ritmin e futbollit anglez. “Shaw, Maguire, Casemiro… të gjithë ishin lojtarë të shkëlqyer, por tani janë në fazën e karrierës kur Premier League u zbulon çdo dobësi fizike. Duhet të shiten”. “Këta të tre nuk janë më atletikë ose të shpejtë për kampionatin anglez. Ditët e sotme, të gjithë lojtarët janë makineri fizike, me një përqindje minimale yndyrë trupore. Mund të vrapojnë, të luftojnë, të kërcejnë. Ata nuk munden”.