“Ky lloj komunikimi me mua nuk të lejohet”/ Top Channel siguron audioregjistrimin që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami

“Ky lloj komunikimi me mua nuk të lejohet”/ Top Channel siguron audioregjistrimin që çoi në pranga avokatin Ulian Bajrami

Pak javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, që tronditi mbarë vendin, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në dyert e gjykatave. Një seancë gjyqësore, në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë. Top Channel ka mundur të sigurojë audioregjistrimin e debatit mes prokurorit Gjergj Ceka e avokatit Ulian Bajrami, audioregjistrim të cilin të dyja palët institucionale të përfshira e interpretojnë në favor të tyre. Avokati Bajrami: Do të merrem personalisht edhe me prokurorin, edhe me të gjithë oficerët e policisë. Do të bëj kallëzim. Gjyqtarja: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi çfarë bëni ju me këtë të doni...