Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hetim mbi tendera me vlerë 525 milionë lekë, 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dërgohen në gjyq për shpërdorim detyre
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 persona, nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Të pandehurit, sipas organit të akuzës, kanë shkelur ligjin në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara me negocim pa shpallje paraprake, me një fond limit total prej 525 milionë lekësh pa TVSH. Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), lidhur me prokurime të realizuara nga Ministria e Bujqësisë gjatë vitit 2025. Procedurat e dyshuara për shkelje përfshinin: Shpenzime për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi; Blerje pajisjesh për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska,...