FOTOT/ Maratona e Tiranës, edhe Ramush Haradinaj mes garuesve

FOTOT/ Maratona e Tiranës, edhe Ramush Haradinaj mes garuesve

Kryeqyteti shqiptar u kthye këtë të dielë në një pistë gjigante vrapimi, me zhvillimin e edicionit të nëntë të Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të vitit në vend.  Mes më shumë se 5100 garuesve nga rreth 50 shtete të ndryshme, vëmendjen e tërhoqi Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe kreu i AAK-së.  Haradinaj ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga pjesëmarrja e tij në maratonë, duke i dhënë aktivitetit një notë simbolike të bashkëpunimit dhe frymës sportive mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Me një veshje sportive dhe energji pozitive, ai u bashkua me mijëra qytetarë, sportistë profesionistë dhe amatorë që sfiduan veten në garat 42 km, 21 km dhe 10 km.  Kjo maratonë zhvillohet në një moment të veçantë për Tiranën, e cila këtë...