Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet
Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të banorëve të fshatit Vanë në Delvinë për gjendjen e rënduar të rrugës lidhëse, ka ardhur reagimi nga deputeti i zonës, Ardit Bido, i cili ka njoftuar nisjen e investimeve për asfaltimin e aksit. Në një deklaratë publike, Bido bëri të ditur se ka inspektuar nga afër urën e Vanës dhe rrugën që lidh fshatin me rrugën kryesore, së bashku me ministrin Pirro Vengu dhe kryetarin e Bashkisë Delvinë, Besmir Veli. “Falë ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, ura ka lidhur fshatin Vanë me rrugën kryesore. Diskutuam vijimin e investimit përmes asfaltimit të rrugës lidhëse dhe urës. Ky aks do të...