Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë shqiptari/ Kishte fshehur mbi 700 mijë euro në makinë, ndalohet në kufirin kroat
Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnjë. Nga kontrollet në pikën doganore Karasovići, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro. Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase. “Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë.”-njofton Dogana e Kroacisë. Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore. Identiteti i tij nuk është bërë me...