Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Elbasani përballë Vorës, Moriero kërkon startin pozitiv
Dje në tre ndeshje 1 gol. Sot ‘nderi’ i futbollit me bazë golat, në dorë të dy takimeve të javës së 7-të Abissnet Superiore. Elbasani- Vora dhe Flamurtari- Partizani e kanë mision të hedhin tutje një xhiro të thatë…golash. Në fakt, te sfida e Elbasanit pritshmëritë janë të mëdha. Jo se verdheblutë kanë bërë mirë në këtë tregues pasi janë duke vuajtur goxha për të shkuar te goli (4 gola në 6 javë) por përballë do të ketë një skuadër këmbëngulëse dhe e gatshme për të luajtur hapur. Në Vlorë do të debutojë në kampionat me Flamurtarin Françesko Moriero (debutoi në Kupë). Italiani pati kohë për të inicuar ide psikologjike te skuadra e re dhe kjo nuk është pak. Me skuadrën e tij do përballet...