‘Maratona e Tiranës’/ Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 08:00 deri në 16:00, si devijon qarkullimi

‘Maratona e Tiranës’/ Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 08:00 deri në 16:00, si devijon qarkullimi

Sot, në orën 08:00, nis Maratona e Tiranës 2025, aktiviteti sportiv i kthyer në traditë, që mbledh garues nga e gjithë botë. Për shkak të zhvillimit të këtij eventi, që pritet të zgjasë deri në orën 16:00, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa nga rrugë kryesore të kryeqytetit. Itinerari i maratonës përfshin sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Papa Gjon Pali II”, segmentin pranë RTSH-së, urën e Rrugës së Elbasanit, godinën e Parlamentit, sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Zogu i Parë” dhe “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe rrugët “Ibrahim Rugova” e “Lek Dukagjini”. Maratona “prek” edhe lëvizja e transportit urban, itinerari i të cilave do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit...