Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maqedonia e Veriut voton sot/ Qytetarët për të tetën herë zgjedhin pushtetin lokal
Maqedonia e Veriut mban sot Zgjedhjet për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar, 16 të tillë. Zgjedhjet do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues – 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë. Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 7 të mbrëmjes. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në...