Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Liria e shprehjes mbetet pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE
Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), bëri të ditur me anë të një deklarate për shtyp, se Raporti i Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmon se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale për disbursimin e fondeve, përparimi në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar në praktikë. “Vlerësimi i Komisionit konkludon se vendi ka përmbushur parakushtet e përgjithshme për stabilitetin makroekonomik dhe menaxhimin fiskal, por kapitulli mbi të drejtat themelore, veçanërisht lirinë e medias dhe të shprehjes, mbetet ndër fushat më të dobëta të reformës”, shkruhet në deklaratën e SCiDEV, që monitoron lirinë e medias dhe politikat publike në Shqipëri. Sipas seksionit që lidhet me ‘Përmirësimin...