Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen nuk ndalet, siguron “pole position” në Amerikë, ndjekin McLaren e Ferrari
19 Tetor 2025 0:22 Telesport Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Austin, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti holandez dha kohën 1’32”510, duke qenë më i shpejti në pistë. Një tjetër paraqitje e mirë e tij vetëm pak orë pasi fitoi garën sprint. Ky është “pole” i shtatë sezonal për pilotin e Red Bull, që të dielën synon një tjetër fitore për të rihapur garën për titull. Ai do ta ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me britanikun Lando Norris me McLaren, i dyti. Në vendin e tretë u rendit makina Ferrari me Charles Leclerc, një rezultat i mirë për pilotin monegask të “kokëkuqes”. Në vendin e katërt u rendit makina...