I dha një asist Interit me fitoren ndaj Napolit, Asllani: Do i dërgoj mesazh, do ta shoh ndeshjen e zikaltërve

I dha një asist Interit me fitoren ndaj Napolit, Asllani: Do i dërgoj mesazh, do ta shoh ndeshjen e zikaltërve

Torino ka marrë tre pikët kundër Napolit. Një fitore që ka gëzuar edhe Interit, pasi tashmë do të kenë mundësinë të shkëputen në krye. Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as Kristjan Asllani, i cili ia thënë për “DAZN”-in se do t’i dërgonte mesazh ish-shokëve të skuadrës. “Sot ishte e rëndësishme të merrnim në shtëpi pikë. E donim të gjithë bashkë. Jemi një grup i shkëlqyer. U zhgënjyem kundër Lacios, ndërsa sot jemi shumë të kënaqur që fituam. A do i ketë bërë të lumtur ish-shokët e skuadrës te Interi kjo fitore? Kam respekt për të gjitha skuadrat, ndoshta do t’ju dërgoj një mesazh. I uroj fat të mbarë sot kundër Romës, të cilën do ta shoh”, ka thënë Kristjan Asllani./Sport Ekspres/