Sinner mposht Alcaraz në finalen e “Six Kings Slam” dhe arkëton shumën marramendëse

Sinner mposht Alcaraz në finalen e “Six Kings Slam” dhe arkëton shumën marramendëse

18 Tetor 2025 22:17 Telesport Tenisti italian Jannik Sinner fitoi mbrëmjen e së shtunës finalen e turneut “Six Kings Slam”, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Në Riad të Arabisë Saudite, ai mundi 2-0 (6-2, 6-4) spanjollin Carlos Alcaraz. Një finale në përgjithësi e dominuar nga italiani, numri 2 në botë, që mposhti kreun e renditjes botërore edhe pse ky turne nuk jep pikë. Përvecse fitoi trofeun, Sinner arkëtoi edhe plot 6 milionë dollarë. Të gjashtë pjesëmarrësit fituan nga 1.5 milionë secili, ndërsa fituesi edhe 4.5 milionë të tjera. Ndeshja më së shumti foli për italianin. Pas një seti të parë, ku ishte superior në fushë, në të dytin ai hasi më shumë rezistencë. Gjithsesi, Alcaraz nuk arriti dot t’i bëjë ballë...