Dimitur Poljanov: O nënë e dashur, mos më pyet

Dimitur Poljanov: O nënë e dashur, mos më pyet

"Whistler's Mother", James McNeill Whistler Dorën më jep, zjarr të pashuarmë shtjer ti mua mu në gji,kujto, e dashur, ç’ke kaluar,dhe ngazëllomë me aq sa di. O nënë e dashur, mos më pyetse ç’plagë ka kjo zemra ime,nga se un’ vuaj edhe heq,ç’u bë krenarja, forca trime. Më thuaj, ç’hidhërim ke pirëkur dashuria e gënjyerju dogji zemrën e mirë,ta pi dhe unë pa kursyer? Nën t’egrën shtypje, as’më thua,ku mundët shpresat t’i ushqeni?Të më shpëtojnë edhe mua…shpresa marroqe që gënjeni. Përktheu: Myzafer Xhaxhiu ObserverKult