Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Prokurori e denoncoi për kanosje, arrestohet avokati! Reagon Dhoma e Avokatisë: E paprecedentë, i hiqet liria për shkak të fjalës
Avokati Ulian Bajrami është arrestuar këtë të shtunë, nën akuzën se ka kërcënuar një prokuror në sallën e gjyqit ndërsa ka qenë duke mbrojtur klientin e tij. Menjëherë pas ndalimit të avokatit Bajrami ka reaguar Dhoma e Avokatisë, e cila e ka cilësuar si hakmarrje të prokurorit Gjergji Ceka. Në reagimin e Dhomës së Avokatisë theksohet se gjatë seancës gjyqësore avokati Ulian Bajrami i cili mbronte në gjyq Maksim Suçi, ka kundërshtuar provat e prokurorisë ndaj klientit të tij, ndërsa prokurori Ceka e ka kanosur me arrestim. Reagimi i Dhomës së Avokatisë: Avokati kundërshton provat e falsifikuara në gjykim, Prokurori e arreston për kanosje! Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit. Nga sa Dhoma...