Bashkëpunëtorja e ngushtë e Dodik emërohet presidente e përkohshme e serbëve të Bosnjës

Bashkëpunëtorja e ngushtë e Dodik emërohet presidente e përkohshme e serbëve të Bosnjës

Parlamenti i Republikës Serbe emëroi sot Ana Trishiq Babiq, një bashkëpunëtore e ngushtë e Milorad Dodikut, i cili humbi mandatin në gusht, presidente të përkohshme të entitetit. Babiq është këshilltare e politikës së jashtme e Dodikut dhe konsiderohet bashkëpunëtore besnike e tij, dhe emri i saj u përmend në kontekstin e zgjedhjes së personit që do të drejtonte negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian në emër të Bosnjë e Hercegovinës, raportojnë mediat boshnjake, përcjell KosovaPress. Dodik mbeti pa mandatin e kreut të RS-së me forcën e ligjit zgjedhor pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e shpalli fajtor për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën. Pas kësaj, ai ia transferoi një pjesë të kompetencave presidenciale, kryesisht të lidhura me nënshkrimin e...