Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestimi Barjamit/ Dhoma e Avokatisë: Ngjarje e paprecedentë, një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë
Policia e Elbasanit ka arrestuar një avokat, shtetasin Ulian Barjami, me akuzën për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit. Avokati po mbronte të dyshuarin Maksim Lika në Gjykatën e Elbasanit, i cili u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë. REAGIMI Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit. Nga sa Dhoma e Avokatisë ka marrë dijeni, rezulton se një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, ka përfunduar në një abuzim të atributeve të prokurorit, duke mos pranuar debatin gjyqësor, por duke urdhëruar prangosjen e avokatit Ulian Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Qëndrimi...