Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ekonomia e luftës
Për të plotësuar kriterin e anëtarësimit në NATO për financimin me 5% të PBB-së të sektorit të Mbrojtjes, qeveria jonë duhet të gjenerojë së paku 180 milionë euro fonde shtesë në vit deri në 2035. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se 3.5% të PBB do të shpenzohen për kapacitetet e mirëfillta të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB do të shpenzohen për infrastrukturën e mbrojtjes, forcimin e qëndrueshmërisë si dhe realizimin e projekteve konkrete si Korridori VIII dhe Porti i Porto Romanos (Bashkëfinancim me NATO-n). Një pjesë e fondeve do të përdoren për investime në infrastrukturë, por do të kanalizohen nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana tjetër, planet e reja për ushtrinë synojnë të ringjallin prodhimin dhe të angazhojnë punë me vlerë të lartë në prodhimin e...