Situata financiare e Argjentinës bëhet edhe më absurde

Situata financiare e Argjentinës bëhet edhe më absurde

Scott Bessent thotë se qeveria amerikane po financon eksperimentin ekonomik të Mileit, shkruan The Economist Më 22 shtator, 15 minuta para se të hapeshin tregjet valutore të Argjentinës, qeveria amerikane bëri një ndërhyrje. “Argjentina është një aleat me rëndësi sistemike për SHBA-në”, shkroi Scott Bessent, sekretari i Thesarit të SHBA-së, në rrjetin social X.Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë atë që është e nevojshme” dhe se “të gjitha opsionet për stabilizimin janë në tryezë”.Të nesërmen, presidenti Donald Trump u takua me Javier Milei, presidentin liberal të Argjentinës dhe e cilësoi atë si dikë që po bën një “punë fantastike”.Më 24 shtator, Bessent njoftoi se ishin në zhvillim negociata për një marrëveshje shkëmbimi valutash (swap) prej 20 miliardë dollarësh me Bankën Qendrore të Argjentinës,...