I shpërtheu granata që ishte fshehur nën një pemë, plagoset 85-vjeçari në Himarë

I shpërtheu granata që ishte fshehur nën një pemë, plagoset 85-vjeçari në Himarë

Një 85-vjear është plagosur ditën e sotme në lagjen “Livadhë” në Himarë, duke punuar në tokën e tij. Policia bën me dije se i moshuari ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurit, ajo paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën.Himarë/Informacion paraprak Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen...