Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SPAK kryen kontrolle te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Gazetari Elton Qyno ka konfirmuar se kontrollet janë kryer në banesë dhe në zyrë, duke ja sekuestruar aparatin e telefonit, kompjuteri dhe disa dokumente. Këto kontrolle kanë marrë spunto nga një çështje penale e regjistruar në SPAK, për veprën penale “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit”. Mes personave që SPAK dhe BKH ka ndërhyrë për kryerjen e kontrolleve janë dhe disa individë të tjerë. Kontrolli i banesës dhe zyrës së Enea Karakaçit është kryer pikërisht ditën e Enjte, kur SPAK dhe BKH-ë realizoi kontrolle edhe tek ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.