Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, autori i dyshuar kyç gojën në gjykatë

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, autori i dyshuar kyç gojën në gjykatë

Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, është lënë në burg pa afat. 48-vjeçari doli para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër dy ditë pasi u vetëdorëzua në Prokurori, për vlerësimin e masës së sigurisë së arrestit në burg. Prokurorja e çështjes Blerina Musabelli paraqiti aktet e grupit hetimor nga vendngjarja dhe rrethanat deri në vetëdorëzimin e Sulçajt. Më pas, avokati i tij nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur ndër të tjera edhe faktin e dorëzimit të klientit, duke e konsideruar si një rrethanë lehtësuese. Vetë 48-vjeçari ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Avokati është shprehur se do ta ankimojë në Apelin e Tiranës masën e burgut pa...