Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

18 Tetor 2025 20:33 Telesport Arsenal ka fituar derbin e vogël të Londrës ndaj Fulham me rezultatin 0-1, në transfertën e luajtur në “Craven Cottage”. Golin vendimtar për “Topçinjtë” e shënoi Leandro Trossard në minutën e 58-të. Belgu shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Ironia e fatit është që Trossard ishte pranë largimit në merkaton e verës nga Arsenali, por qëndrimi i tij ka qenë një zgjedhje e duhur, pasi belgu ka qenë vendimtar në disa ndeshje këtë sezon, madje shumë më shumë sesa blerja e bujshme e verës, Viktor Gyokeres. Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në krye me 19 pikë. SHIKOGOLIN ETROSSARD