Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëvizja Shqipëria Bëhet feston 2-vjetorin e themelimit, Lapaj: Nga 25 djem e vajza, në mbi 64 mijë votues
Lëvizja Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga avokati Adriatik Lapaj shënon sot 2-vjetorin e themelimit. Në një ceremoni të organizuar për këtë përvjetor, Lapaj renditi arritjet e deritanishme të kësaj force të re politike, duke theksuar se Lëvizja ka patur një rrugëtim me pengesa dhe sfida të shumta. Lapaj deklaroi me krenari se Lëvizja Shqipëria Bëhet është zgjeruar nga 25 djem dhe vajza, të cilët e themeluan, në mbi 64 mijë votues. “Gëzuar 2-vjetorin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. 2 vite më parë, nga Mirdita e vlerave, nisëm një rrugëtim idealesh, me aspiratën e vetme, ndërtimin e një force politike që Shqipërinë e ka mbi partinë. Ishim vetëm 25 djem dhe vajza ëndrrimtarë, 25 ëndrrimtarë të pandreqshëm që i hynë detit në këmbë. U përballëm me sfida që në fillimet...