Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe në Rrogozhinë mes Egnatias e Dinamos
Java e 7-të e Superiores solli dy barazime pa gola në dy nga sfidat më të rëndësishme të javës: Tirana–Teuta dhe Egnatia–Dinamo. Me gjithë përpjekjet në fushë, konkretizimi mungoi, ndërsa tensioni dhe kartonët nuk munguan. Në stadiumin “Air Albania”, Tirana dhe Teuta zhvilluan një ndeshje me raste, por pa efikasitet para portës. Portieri Tafas ishte hero për bardheblutë në minutat e fundit, duke evituar humbjen me një pritje vendimtare. Me këtë barazim, Teuta ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë, duke vazhduar të qëndrojë në zonën e rrezikut. Një tjetër përballje pa gola ishte ajo mes Egnatias dhe Dinamos në Rrogozhinë. Pas një serie fitoresh, Egnatia nuk arriti të shënojë ndaj një Dinamoje...