Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund (video)
18 Tetor 2025 20:06 Telesport Torino ka fituar 1-0 ndaj Napoli-t për javën e 7-të në Serie A, duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të drejtuar nga Antonio Conte, pas asaj ndaj Milanit. Golin vendimtar për vendasit e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 32-të. Në minutat shtesë, Napoli gjetën rrjetën me Noa Lang, por goli i sulmuesit holandez u anullua për pozicion jashtë loje. Zhgënjim i madh te napolitanët, Antonio Conte-n nuk e mban vendi. SHIKOGOLINEANULLUAR Kristjan Asllani luajti për 85 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Elbasanasi u zëvendësua në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë.