Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!
Ish-minstri i Jashtëm, Paskal Milo ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, për të folur për protestën e djeshme të veteranëve të UÇK-së në Tiranë si dhe për marrëdhëniet e tendosura mes qeverive Shqipëri-Kosovë. Milo thekson se pjesëmarrja në shesh ishte e kënaqshme, teksa kishte një solidaritet të madh mes shqiptarëve. “Isha në shesh dhe e pashë nga afër si një pjesëmarrës modest. Besoj se aq sa pashë se protesta i përmbushi kërkesat e saj, nga pikëpamja numerike, ishte goxha masive të paktën sheshi Skënderbej ngjante një shesh që ndriçonte nga manifestimi.” Kishte një solidaritet mbarë shqiptar, një ndjenjë miqësore që u pa edhe nga takimet e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Në Shqipëri sigurisht këndvështrimi i opozitës nuk konvergon me shumicën. Zoti Berisha...