Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E pazakontë/ Televizioni hoqi menjëherë kamerën, arbitri nisi lojën dhe lojtarët te Barcelona-Girona nuk lëviznin nga vendi
Barcelona luajti në ditën e sotme kundër Gironas. Një ndeshje emocionuese e mbyllur në shifrat 2-1 mes dramës në fund, me katalanasit që vuajtën më shumë sesa e menduan për të marrë tre pikët. Goli i Araujo në minutën e 3 të shtesës mjaftoi që Barcelona të fitonte mes vështirësive të mëdha. Ndërkohë ajo që ishte e veçantë në këtë ndeshje ishte fakti se në vërshëllimën e parë të arbitrit, në 10-20 sekondat e para, lojtarët nuk lëvizën nga vendi. Kjo pasi të dyja ekipet u bashkuan si një gjest proteste kundër vendimit të La Liga-s për ta luajtur një ndeshje kampionati në Miami. Në momentin e protestës së lojtarëve, televizioni spanjoll censuroi menjëherë pamjet dhe e largoi kamerën nga fusha e blertë duke mos...