Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Prapaskenat Rama-Kurti/ Milo: Gjithmonë kanë pasur rivalitet, deri në asgjësim
Historiani, Paskal Milo theksoi se përplasje midis liderëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ka pasur që nga pavarësia 1912 dhe deri më sot. Ai tha se përplasja Rama-Kurti është më e hapur se të gjitha të tjera dhe sipas tij, është shumë e dëmshme për imazhin e Shqipërisë. “Nuk shërbejnë fare janë të dëmshme, nuk duhen të ndodhin. Të dyja palët duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve të tyre personale dhe t’i reflektojnë në marrëdhëniet midis dy shteteve. Është e pafalshme, nuk prodhon asgjë pozitive, ngre tensione. Dëmton imazhet e shqiptarëve edhe përkundrejt komuniteti ndërkombëtar. Përgjegjësinë e kanë të dy sepse të dy kanë përvojë dhe kulturë që të shmangin përleshjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Patjetër që ka kaluar në...