Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën
18 Tetor 2025 18:54 Telesport Vendimi i La Ligës për të lejuar që ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës të luhet në Miami në SHBA ka rritur pakënaqësitë e klubeve të tjera në Spanjë. Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) tha të premten se do të ketë një “protestë simbolike” në fillim të çdo ndeshjeje të La Ligës këtë javë. Në ndeshjen Real Oviedo-Espanyol, lojtarët refuzuan të lëviznin për 15 sekondat e para të ndeshjes, megjithëse transmetimet e ndeshjes nuk e treguan këtë. E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e sotme mes Sevilla-s dhe Mallorca-s. Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i pyetur për këtë vendim të La Ligës, përsëriti qëndrimin e tij të dy muajve më parë. “Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai...