Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Shqiptarët, me motorë drejt Hagës! Pamjet e marshimit simbolik për ish-krerët e UÇK
Motoristët nga Kosova, që u nisën më 15 tetor nga Prekazi drejt Hagës, aktualisht ndodhen në shtetin gjerman. Në pamjet e siguruara nga Tv Klan, grupi nga platforma “Liria ka emër” shihen teksa udhëtojnë në rrugët e Dyseldorfit, duke vazhduar udhëtimin drejt Holandës. Janë rreth 150 shqiptarë nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës që janë bërë bashkë në këtë marshim drejt Hagës me motoçikleta, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas organizatorëve, ky marshim simbolik është thirrje për drejtësi dhe kërkesë që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë i drejtë. Udhëtimin e gjatë e nisën nga Prekazi, në vendlindjen e heroit të luftës Adem Jasharit dhe familjes së tij.