SYRI TV/ Naftëtarët e Bankers 4 ditë në grevë urie: Nuk do ndalim rezistencën

SYRI TV/ Naftëtarët e Bankers 4 ditë në grevë urie: Nuk do ndalim rezistencën

Naftëtarët e kompanisë Bankers Petrolium, kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së tyre. Një prej grevistëve ka shfaqur probleme shëndetësore, duke pasur nevojë për marrjen e mjekimit. Naftëtarët shprehen se nuk do të ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje pagash, kushte më të mira pune dhe kërkesa të tjera. Syri tv Grevën e vijojnë të dhjetë punonjësit e kompanisë Bankers, ndërsa pranë tyre qëndrojnë çdo ditë kolegët, të cilët kanë bojkotuar punën prej katër ditësh. Grevistët thonë se gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. Drejtuesi i grevës Dritan Shaho pohoi se janë të vendosur në kauzën e tyre do ti shkojnë deri në fund. Nga ana e drejtuesve të kompanisë Bankers Petrolium deri më tani nuk...