LDK refuzon koalicionin me LVV: Nuk do ta votojmë një qeveri me Kurtin kryeministër

LDK refuzon koalicionin me LVV: Nuk do ta votojmë një qeveri me Kurtin kryeministër

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë të vendosur për të mos pranuar hyrjen në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Në drejtim të partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku ka pasur disa ftesa publike për bashkëpunim, por LDK thotë se nuk do të bashkojë votat me Kurtin për shkak të keqqeverisjes në mandatin e tij të parë. “Jo, ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur kanë filluar hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë...