Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër Presidentit Donald Trump, në një valë demonstratash që pritet të përfshijë mbi 2 mijë e 500 qytete dhe komunitete në mbarë vendin. Protesta e parë, e quajtur “No Kings” (Pa Mbretër), filloi sot në New York City dhe është vetëm fillimi i një dite që pritet të shënojë një mobilizim të gjerë kundër, siç e cilësojnë organizatorët, “autoritarizmit në rritje të Trump”. Sipas raportimit të BBC-së, organizatorët kanë paralajmëruar se miliona njerëz mund të marrin pjesë në protestat që po mbahen në qytetet kryesore amerikane, përfshirë Washington D.C., ku senatori Bernie Sanders pritet të jetë një nga folësit kryesorë, si dhe Los Angelesin. Në faqen zyrtare të organizatorëve, protesta përshkruhet si një kundërvënie ndaj “kaosit, korrupsionit dhe mizorisë” që, sipas...