Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fitore në frymën e fundit! Araujo shpëton Barcelonën kundër Gironës
18 Tetor 2025 18:12 Telesport Barcelona fiton në frymën e fundit në një prej ndeshjeve më delikate të sezonit, kundër Gironës. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mori tri pikët e radhës në La Liga me fitore 2-1, pas një goli të shënuar në sekondat e fundit nga Araujo. Edhe pse me Lamine Yamal të rikthyer, katalanasit vuajtën për këtë fitore. Goli i Pedrit në minutën e 13-të u “anulua” shumë shpejt me barazimin e miqve 7 minuta më pas, kur Witsel shënoi golin e barazpeshës. Barcelona, gjithsesi, nuk u dorëzua. E shtoi ritmin në pjesën e dytë, sidomos me sulmet intensive nga krahët. Në fund, Araujo u bë shpëtimtar dhe i dha skuadrës një fitore shumë të rëndësishme. Gjithsesi, duket qartë se Barcelona këtë...