Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina bombardon me dronë territoret ruse, 5 të vdekur! Moska i përgjigjet, pushton tre fshatra
Pavarësisht bisedimeve intensive për paqe, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ndalet, duke rritur numrin e viktimave, shkatërrimeve dhe dëmeve. Dy persona u vranë në një sulm me dron ukrainas në një pjesë të pushtuar nga Rusia të rajonit Kherson në jug të Ukrainës, njoftoi sot guvernatori i rajonit i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo. Të dy viktimat jetonin në një qendër strehimi të përkohshme për njerëzit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre, sqaroi Saldo në njoftimin që bëri nëpërmjet Telegramit. Ndërkohë, tre persona u vranë dhe pesë u plagosën në një shpërthim në fabrikën e eksplozivëve Avangard në qytetin Sterlitamak, në rajonin e Bashkortostanit në Rusi, sipas guvernatorit rajonal Randy Kabirov. Shpërthimi në fabrikë ndodhi dje, të premten, në mbrëmje. Shkencëtarët mjeko-ligjorë po hetojnë...