Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë
Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë Në qendër të fshatit Rusan në Delvinë, pranë Xhamisë së Gjin Aleksit, një prej monumenteve më të rralla të kulturës, ndodhet shtëpia e Besnike Myrto. Aty ku historia flet përmes gurëve, Besnikja flet përmes mjeshterise se qendisjes. Në shtëpinë e saj, punimet me grep dhe gjilpërë nuk janë vetëm zbukurime. Ato janë kujtime, të vendosura mbi vazo, mbi tryeza, madje edhe mbi kavanozat me reçel dhe ëmbëlsira të shtëpisë – ashtu siç dikur i bënin nënat tona. “Që kur isha 14 vjeç, ma mësoi nëna tantellën. Pastaj fillova edhe qendisjen. Tani bëj nga të gjitha… perde, mbulesa, siç më del para syve, e bëj me dorë”,...