Shurupet indiane helmuese, AKBPM: Nuk janë importuar asnjëherë në kanale zyrtare

Shurupet indiane helmuese, AKBPM: Nuk janë importuar asnjëherë në kanale zyrtare

10 ditë më parë India u shokua nga një ngjarje tragjike. 21 fëmijë nën 5 vjeç humbën jetën  pasi konsumuan tre lloje shurupi për kollë për shkak të ftohjes që ata kishin marrë. Niveli i kontaminimit ishte alarmant: Autoritetet indiane zbuluan se shurupi Coldrif ishte i përbërë nga gati 50% dietilen glikol, një lloj antifrizi industrial toksik për njerëzit. Dy shurupët e tjerë u kontaminuan nga e njëjti kimikat por në doza më të vogla. OBSH u sinjalizua për situatën në datën 8 tetor dhe menjëherë lëshoi raportin alert për produktet mjekësore, i pesti për këtë vit. Ky raport identifikon shurupet e kontaminuar  me emrat :  COLDRIF, Respifresh TR dhe ReLife, të prodhuara nga firmat farmaceutike  “Sresan” , “Rednex” dhe “Shape Pharma”. OBSH sqaron se...