Guehi nuk rinovon, e konfirmon trajneri! Në janar 3 klube presin përgjigjen…

Guehi nuk rinovon, e konfirmon trajneri! Në janar 3 klube presin përgjigjen…

18 Tetor 2025 16:07 Telesport Disa klube janë futur ethshëm në garë për qendërmbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi. 25-vjeçari ishte fare pranë Liverpool-it në merkaton e verës, por tani duket se largimi i tij do të kryhet në janar. Trajneri i tij, Oliver Glasner, konfirmoi dje se mbrojtësi nuk do të rinovojë kontratën, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm. Klubi anglez nuk preferon ta largojë me parametra zero, kështu që në janar ai do të shitet për rreth 20 milionë paundë. Për të kanë interes Real Madrid, Barcelona dhe Bayern.