Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nuk ndalet Muriqi! Shënon golin e barazimit në fitoren 3-1 të Mallorca në La Liga!
18 Tetor 2025 16:09 Telesport Mallorca fitoi 3-1 në transfertë ndaj Sevillës në javën e nëntë të kampionatit spanjoll. Pas humbjes me Bilbaon 2-1, skuadra e Vedat Muriqit rikthehet te fitorja. Sulmuesi shqiptar i Kosovës po kalon në një formë spektakolare dhe sot gjeti golin e barazimit në minutën e 67-të (1-1). Ky gol i lojtarit të përfaqësueses dardane motivoi ekipin e Mallorcës për të realizuar përmbysjen. Deri tani, në 8 ndeshjet e para të La Ligës, Muriqi ka shënuar 5 gola.