19 mijë të diplomuar jashtë tregut të punës! Ekspertët: Arsimimi duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike

19 mijë të diplomuar jashtë tregut të punës! Ekspertët: Arsimimi duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike

Numri i të arsimuarve që janë jashtë tregut të punës vijon të mbetet i lartë pavarësisht kërkesës që ka tregua vendas për burime njerëzore. Kërkesat më të larta sipas ekspertit Erion Muçës, sektori i turizmit dhe i prodhimit. “Industria e turizmit, e cila ka nevojë për menaxherë turizmi me patjetër. Është industria përpunuese dhe prodhuese që kanë patjetër nevojë për inxhinierë, por tani të integruar me ndryshimet e reja dhe të inteligjencës Artificiale, për t’i bërë edhe më eficente proceset e punës.” Rreth 19 mijë të diplomuar, nuk e gjejnë vetën në tregun e punës. Por sipas ekspertit të arsimit Arjan Xhelaj, ata mund të profilizohen në bazë të nevojave të tregut. “Të profilizohen të ciklin e dytë master profesional, ose në programe të tjera...