Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion pranë kufirit shqiptar/ Kapen 43 kanabis me vlerë 680 mijë euro, arrestohen 3 burra dhe një grua (Foto)
Atyre iu gjetën në posedim 42 kilogramë e 869 gramë kanabis, përfitimi financiar i pritur nga shitja e tij i kalonte shumën prej 686,000 eurosh. Operacioni u krye mbrëmë në zonën e Kozanit, jo shumë larg kufirit shqiptyar, ku oficerët e policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Kastoria (Kostur), pas përdorimit të duhur të informacionit dhe një operacioni të koordinuar policor, u përpoqën të kontrollonin dy makina. Por drejtuesit e tyre nuk iu bindën sinjalit të ndalimit të policisë dhe pasi rritën shpejtësinë, ikën me vrap. Pasoi një ndjekje, gjatë së cilës pasagjerët e automjetit të parë, duke kaluar nëpër një zonë rurale-pyjore të Kosturit, pasi braktisën dy çanta udhëtimi që përmbanin 39 kilogramë kanabis të...