Ekskluzive/ Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Ekskluzive/ Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Një gjyqtar dhe një përfaqësues i gardës kanë testuar masat e sigurisë në ambientet e godinës më të ruajtur ne vend. Një burim pranë SPAK i tha Top Channel në sekret, mbas vrasjes së Astrit Kalasë kur të gjitha institucionet e drejtësisë garantonin se po rishikonin ruajtjen e godinave ku hetohet dhe jepet drejtësi, eksperimenti i parë kontrollues është kryer në godinën e qelqtë. Lënda e mbështjellë me një letër alumini është instaluar në pjesën e përparme të automjetit brenda të cilit udhëtonte gjyqtari antikorrupsion. Kjo e dhënë u shpjegua nga një burim i dytë jo zyrtar me dijeni të plotë për eksperimentin. Automjeti ka kapërcyer hyrjen që përdoret për të sjellë të pandehurit, të penduarit dhe që përdoret për të parkuar në pjesën nëntokësore...