Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mister në Itali/ Trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim
Trupi i një 45-vjeçari shqiptar në Itali është gjetur i pajetë dhe pothuajse i karbonizuar brenda mjetit me të cilin udhëtonte kur doli nga rruga në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura dhe që e kanë veshur skenën e ngjarjes me mister. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se punëtori shqiptar i një magazine, baba i tre fëmijëve, emri i të cilit ende nuk është publikuar, po kthehej nga puna në punishte drejt shtëpisë në fshat në Legoli të Pontederas, ku jetonte bashkë me gruan deh fëmijët. Por çuditërisht në një parking aty afër, para kthesës për rrugën e shtëpisë, mjeti u pa teksa ra në përrua, nxori tym dhe u përfshi nga zjarri i fuqishëm. Për një natë, pasi zjarrfikësit zbuluan trupin e karbonizuar të një burri...