Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore! Gara e fortë mes shqiptarëve, vendi në pritje të një përplasjeje politike
Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore, pasi këtë të diel vendi mban zgjedhjet lokale në 80 komunat e vendit dhe kryeqytetin Shkup. Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e Këshillave Komunalë, rreth një vit e gjysmë pasi vendi mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Këtë të shtunë votojnë një kategori personash, nga të sëmurët, ata që janë në arrest shtëpiak, të burgosurit apo azilet e të moshuarve. Ndërkohë në bashkitë ku nuk do të ketë një fitues me 50% plus një të votave, shkohet në balotazh, që mbahet më 2 nëntor. Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Këto zgjedhje të...