Mbi 200 fëmijë në ditë në urgjencë, mjeku: Periudhë e ngarkuar me infeksione respiratore

Mbi 200 fëmijë në ditë në urgjencë, mjeku: Periudhë e ngarkuar me infeksione respiratore

Mbi 200 fëmijë në ditë i drejtohen urgjencës pediatrike në QSUT për shkak të infeksioneve respiratore virale, shqetësimeve gastrointestinale dhe diagnozave të tjera. Shefi i Urgjencës, Albert Lama thotë për RTSH-në, se simptomat që po mbizotërojnë këtë sezon vjeshte janë ato të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. “Kemi më tepër probleme që prekin aparatin respirator, që do të thotë probleme me kollën, me të ftohurën, siç thotë fjala popullore, në raport me problemet gastrointestinale. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi probleme gastrointestinale, domethënë të shoqëruara me bark dhe të vjella. Fluksi ditor shkon mbi 200. Fundjava është e ngarkuar“, thotë mjeku. 15% e rasteve që paraqiten në urgjencë kërkojnë trajtime me protokolle specifike, për shkak të ndërlikimeve. “Rastet që i shtrojmë, që pak...