Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha bojkotoi protestën pro-UÇK, Gucati: Do jetë në ndërgjegjen e tij pse nuk na mbështeti, as me një deklaratë në Facebook
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe për mungesën e Sali Berishës në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se Këshilli Organizativ iu ka dërguar ftesa të gjitha partive politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa shprehu keqardhjen që lideri i PD-së, Sali Berisha nuk bëri qoftë edhe një deklaratë mbështetjeje. “Unë e argumentoj me fakte se u kemi dërguar si këshill organizativ të gjitha partive politike në Kosovë dhe Shqipëri ftesat për të na mbështetur për protestën. Berishës ia kemi dërguar ftesën. Do të jetë në ndërgjegjen e Berishës pse nuk ka dalë me na mbështetur të paktën me një deklaratë në facebook apo në mjete elektronike. Kështu që nuk ka bërë...