Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E dhunuan brutalisht për t’i marrë orën e shtrenjtë, në pranga 3 shqiptarët në Itali, pjesë e një grupi grabitësish
Një grup grabitësish shqiptarë është vënë në pranga nga policia italiane në zonën e Forlìt, pas një hetimi që çoi në zbardhjen e një serie grabitjesh të dhunshme, ku shënjestër ishin persona me sende të çmuara, veçanërisht orë të markave luksoze. Rasti që solli goditjen finale të bandës ndodhi në shtator. I dhunuari ishte një burrë që po largohej nga një klub nate në Meldola, i cili u sulmua në mënyrë të dhunshme pranë makinës së tij. Ai u rrah me grushte dhe shkelma, ndërsa autorët i morën me forcë orën “Rolex”. Fillimisht ngjarja u konsiderua si një konflikt i rastësishëm, por hetimet zbuluan se ishte pjesë e një skeme të organizuar grabitjeje. Sipas autoriteteve italiane, sulmi u krye nga dy persona që e pritën...