Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Mbi 100 miliardë euro nga trafiku i kokainës’, Çollaku: Shqipëria është kthyer në një fuqi narkotike!
Për gazetarin Basir Çollaku, Shqipëria është kthyer në një fuqi narkotike, kjo falë miliarda eurove të gjeneruara nga kartelet shqiptare të drogës dhe që janë investuar në vendin tonë. I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, Çollaku tha se institucionet ligjzbatuese evropiane dhe ato amerikane, i kanë vënë në dijeni autoritetet shqiptare, lidhur me trafikun e madh të kokainës nga Amerika Latine në Portin e Durrësit. Sipas Çollakut, është zyrtare tanimë, lidhja e karteleve shqiptare me kartelin famëkeq meksikan, Sinaloa, duke bërë që të ardhurat nga biznesi i narko-trafikut të arrijnë në mbi 100 miliardë euro, të cilat më pas janë investuar në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe biznese, me bekimin dhe mbështetjen e politikës. Nëse Trump ka angazhuar CIA...